Kryetari i PD, Sali Berisha ka emëruar Klevis Balliun Shef Organizimi të Partisë Demokratike.
Kjo lëvizje vjen para protestës së 7 korrikut të thirr nga PD, ndërsa në njoftimin e partisë për mediat vlerësohet kontributi i ish-deputetit. Balliu do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD
NJOFTIM PER SHTYP
Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyren e re në strukturën organizative.
Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.