Aktualitet

Berisha i bën thirrje Ramës: Kërko ndjesë publike për varjen e Havzi Nelës


               Publikuar në : 19:42 - 10/08/17 |
b.f

Ish-kryeministri Sali Berisha në 29 vjetorin e vdekjes së poetit Havzi Nela në qytetin e Kukësit, dënuar nga regjimi komunist me varje, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të kërkojë ndjesë publike me arsyen se në dënimin e tij, ka pasë ndikim edhe i ati, Kristaq Rama, duke firmosur varjen e poetit.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha shkruan: Edvin! 29 vjet më parë, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do firmosnin varjen publike të poetit Havzi Nela për vargjet e dy strofave të mëposhtme.

Ja postimi i plotë: 

Thirrje per ndjese publike drejtuar Edvin Kristaq Rames!

Edvin! 29 vjet me pare, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do firmosnin varjen publike te poetit Havzi Nela per vargjet e dy strofave te meposhtme.

I bindur se ju personalisht nuk keni gisht, ju bej thirrje ne kete 27 vjetor t’i lexoni keto vargje dhe t’i kerkoni ndjese publike familjes se te ndjerit Havzi Nela per aktin terrorist te babait tuaj te 27 viteve me pare! sb

Pas