Ish kryeministri, Sali Berisha, i është bashkuar protestës të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes një ditë më parë të godinës së tij.
Po ashtu në shesh ndodhet dhe kreu demokrat Lulzim Basha, dhe aleatët e tij.
Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria, pas një proteste të madhe të shoqërisë civile. Tashmë politikanë, artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dalë në Bulevard./Opinion.al