Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha i ashpër me ambasadorin e BE: Të ka kapur sindroma e guvernatorit

2019/07/30 at 12:44 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kapet për kontrabandë kandidati i PS-së në Pogradec”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër ndaj ambasadorit të BE-së, në Tiranë Luigi Soreca në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për Teatrin Kombëtar. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha thekson se me deklaratën e tij në krah të qeverise, ambasadori Soreca ndër të tjera kërkonte të neutralizonte dhëmb për dhëmb deklaratën e sekretarit te përgjithshëm të OSBE-së, i cili kërkoi që për këtë çështje të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Berisha shkon edhe më tej teksa thotë se në Shqipëri është shfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasador.

“Kjo është “sëmundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptareve tepër shtrenjte se paku katër vite vendnumëro në procesin e hapjes se negociatave dhe ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë në Evrope. Kjo natyrisht jo nga ambasadoret por nga vet qeveritaret shqiptare të mbrojtur nga guvernatorët. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike te saj tek qytetaret e thjeshte shqiptare nuk jane objekt i ketij shkrimi”, shkruan Berisha.

Ambasadori i Delegacionit europian në Tiranë Luigi Soreca tha të hënën se i takon autoriteteve shqiptare të vendosin nëse duhet apo jo një teatër i ri, por se për Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që të ketë një garë të hapur dhe me kritere transparente, për zhvillimin e projektit.

Në fakt, vitin e kaluar qeveria kaloi një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën kompanisë private FUSHA që të ndërtonte me fondet e saj një godinë të re Teatri, sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingel. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës.

Ishte pikërisht ndërhyrja e Brukselit që detyroi shumicën që të ndërhynte në ligjin e kthyer pas nga Presidenti Ilir Meta dhe të përfshinte konceptin e garës. Qeveria për disa muaj e mbajti në sirtar zbatimin e ligjit dhe vetëm në prill nxorri vendimin për hapjen e garës nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Kompanitë e interesuara, sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, kanë afat që të paraqesin propozimet e tyre deri më datë 19 shtator, por sërish kompania FUSHA, duket se është e favorizuar në këtë garë. Ajo ka në dorë projektin e parapëlqyer të Qeverisë si dhe marrëveshjet me pronarët e tjerë që kanë sipërfaqë në këtë zonë, ndërkohë që konkurrentët e mundshëm, do të duhet të nisin gjithshka nga e para e të plotësojnë shumë nga kriteret që përmban projekti tanimë i bërë publik dhe që është në dorën e kompanisë FUSHA apo dhe të bindin pronarët e sipërfaqeve private, të cilët kanë mbyllur me kohë marrëveshjet po me kompaninë FUSHA.

Në ndërkohë, vijon debate politik, mes opozitës e cila flet për një aferë korruptive nga ana e qeverisë, dhe kësaj të fundit e Bashkisë, të cilat janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Biblioteka Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar do të bëhen me koncesion

Biblioteka Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar do të bëhen me koncesion

Horoskopi, 16 nëntor 2018, zbuloni shenjën me fat për sot

Shenjat e horoskopit më të paqëndrueshme emocionalisht

Apeli rikonfirmon Valbona Sakon, rrëzohet vendimi i shkallës së parë

Apeli rikonfirmon Valbona Sakon, rrëzohet vendimi i shkallës së parë

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com