Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Hajde kapim kohën, ja pse e respektoj karantinën

2020/03/26 at 10:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Hajde kapim kohën, ja pse e respektoj karantinën

Duke respektuar plotësisht karantinën brenda banesës së tij, ish-Kryeministri Sali Berisha than ë emisionin “Opinion” se e respekton me ndërgjegjen më të plotë, pasi ky është një mision në betejën më të keqe, ku duhet të japë secili prej nesh kontributin e tij.


Fevziu: Hera e parë që i bindesh një porosie të Ramës…

Berisha: Është porosi e OBSH-së, sa për të ngujuarin e Surrelit nuk dilja as tek pragu i derës. Është porosi e OBSH.

Fevziu: Ke frikë?

Berisha: Jo nuk kam frikë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Berisha  kishte hasur ndonjë situatë të tillë prej vitit 1967 kur ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë, Berisha tha;

“Kurrë ndonjëherë, jo vetëm unë, por asnjë njeri sot nuk e ka patur një eksperiencë që nga gripi spanjoll i viteve 1918 -1919, pandemi si kjo nuk ka pas bota”.

Fevziu: Cilat kanë qenë epidemitë kryesore që kanë ndodhur gjatë kohës  kur ju ishit mjek?

Berisha: Kanë qenë epidemitë e gripit, momente fruthi ndonjëherë, ka patur kolerë në 2-3 qytete, ka patur problem tek neonatët e vitit 1970- 1971 mori mbi 200 e ca foshnje dhe u mbajt e fshehtë. Ka patur epidemi të verdhëzës, por si kjo nuk ka patur kurrë.

Fevziu: A besoni që trupa jonë mjekësore është e përgatitur për ta përballuar?

Berisha: Unë besoj se Shqipëria mund të përballej me sukses absolutisht të njëjtë me pothuaj çdo vend tjetër. Por, Zoti Fevziu, çdo epidemi….Për çdo qeveri para çdo epidemie ka disa faza dhe detyra. Kjo epidemi nuk nisi në Shqipëri, faturën e madhe e mori Kina. Por Kina i dha njerëzimit mësime të çmuara.

Do bëj një sqarim për qytetarët. Për të luftuar një epidemi nuk duhen as raketa, as anije kozmike. Ajo ka disa ligje dhe ligji i saj i parë nëse u shfaq në Kinë, ishin masat përgatitore që duhej të merrte çdo qeveri.

Fevziu: Ndërkohë u gjet e papërgatitur Italia, Sppanja, Franca, SHBA…

Berisha: Nuk ka asnjë justifikim këtu.

Fevziu: Është vërtet sëmundje e vendeve të pasura…

Berisha: Faturë e madhe e pakujdesisë së tyre. Përgatiten për luftën me shpenzime kolosale, përgatiten për të përballuar tërmete, përmbytje, vendet duhet të kenë kontigjenca për të përballuar epidemi dhe ky është një ligj që nuk është resektuar. Po e marrim që nuk ishin kontigjencat. Që nga momenti që u shfaq në Kinë, Shqipëria kishte 2 muaj kohë dhe kjo fazë ishte jashtëzakonisht e çmuar.

Fevziu: Çfarë përgatitjesh duhej të bënte Shqipëria?

Berisha: Së pari të blinte testet, së dyti të blinte uniformat për mjekët, së treti të gjurmonte çdo rast të mundshëm që vinte nga Kina e më vonë nga Italia për ta futur në kranatinë. Së katërti të parashikonte kontigjencat, shtreëtrit.

Fevziu: Zoti Berisha ka vepruar më shpejt se Italia, më shpejt se Spanja, më shpejt se Franca.

Berisha: Këto janë gënjeshtra. Sipas të dhënave Italia rastet e para i ka patur që më 31 Janar.

Në datën 7 Shkurt, të tjerë prpara meje e kanë ngritur problemin, Tritan Shehu, Lulzim Basha. Më 7 Shkurt kam bërë një status. Çfarë them? Të marrim masa urgjente, të blejmë maska, aparate respiratore dhe të ngremë qendrën e karantinës dhe kam sugjeruar një bazë ushtarake, siç ishte Bisht Palla.

Ndërkohë çfarë ndodhi?Asnjë masë nuk u mor, asnjë veshje, asnjë njeri nuk u kranatinuam asnjë test, asnjë gjë.

Në 26 Shkurt Rama tha: kemi marr gjithë masat, ndërkohë që në 22 shkurt Italia vendosi në karantinë të rreptë zomat e veriut. Akti i parë që duhej bërë: çdo njeri që do të vinte ta çonin në qendrën e karantinës, ose duhet të mbyllnin kufijtë me banorë të atyre zonave. Por ky dhe pasi e mbylli Italia, një ditë mbrapa i mbylli ky.

Fevziu: Përse Korea, Singapori, Kina arritën ta menxhojnë më mirë?

Berisha: Korea shfrytëzoi kohën për t’u pajisur me teste, maska rroba dhe për të vendos sistemin e kranatinës, asnjë gjë tjetër, të njëjtën gjë bëri Singapori. Shqipëria mund t’i merrte.

Fevziu: Përse bota më e zhvilluar dhe e pasur dështoi?

Berisha: Së pari nuk bëri vlerësimin siç duhet, sic bëri  Kina, Singapori.

Fevziu: Dhe po pësojnë kosto jo vetëm në njerëz, por dhe ekonomike.

Berisha: Të paimagjinueshme shkaterrimtare në disa aspekte. Unë e ndjek shumë drejtorin e OBSH, çfarë tha drejtori i OBSH? Humbën 2 muaj kohë tha. Megjithatë hajde kapim kohën./Opinion.al

 

 

 

 

 

Etiketa: berishakoronavirus


Ju sugjerojmë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Para
Berisha: Të ndalojë strategjia e panikut dhe e terrorit, shkakton pasoja

Berisha: Të ndalojë strategjia e panikut dhe e terrorit, shkakton pasoja

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e 7 nga koronavirusi  

SHBA kapërcen Kinën, vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19

SHBA kapërcen Kinën, vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19
















TE FUNDIT

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com