Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Gjatë pandemisë COVID-19 buxheti i shtetit u vodh me tendera sekretë

2022/12/19 at 6:12 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Gjatë pandemisë COVID-19 buxheti i shtetit u vodh me tendera sekretë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 ka vjedhur buxhetin e shtetit me tendera sekret.


Në takimin me departamentin e shëndetësisë në PD, kryedemokrati është shprehur se selia blu do të hartojë një program që do të rris standardet e sistemit të shëndetësisë në vendin tonë.

Pjesë nga fjala e Berishës

U ndala në këto momente se asnjë sistem tjetër nuk është shkatërruar, e ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm, plaçkitje të papërmbajtur të fondeve, të buxhetit, pasurive publike. Por nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse ndryshimi. Është imperative që ju, kolegët tuaj që sot nuk janë këtu, me ata që punoni bashkë, të hartojmë një program që tu japim përgjigjen më të mirë. Ku program duhet të nisë me trajtimin e mjekut, infermierit. Me një trajtim tërësisht tjetër, në rast se duam që të shënojmë një kthesë dhe ky sistem të qëndrojë në këmbë. A e imagjinoni ju sot që Tiranë të jetë në 10 qytetet me sistemin më të keq të shëndetësisë, në 250 qytetet e mëdha. Në sistemin tonë, në një farë mënyre se ju çdo ditë jeni në mision, detyrë, janë cenuar rëndë norma, standarde.  Sektori privat në vend që të ishte një sistem komplementar, siç është për fat të keq nuk përmbush askund këtë mision. Ne duam një program i cili të shënojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut, infermierit, sanitarit, e punonjësit të shëndetësisë. Duhet ta fillojmë detyrimisht me këtë. Të hartojmë një program i cili të vendosë dhe rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira, gjithnjë në interes të të sëmurit.  Ne duam një sistem i cili të konkurrojë me aftësinë, të konkurrojë me ekipin, infrastrukturën. Ku jemi ne këtu. E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë, kaloi një epidemi. Në këtë betejë, ushtarë e oficerë nuk ishin ushtarakët, por mjekët dhe infermierët, trashe ishin spitalet. Askush nuk doli më i mundur nga kjo betejë në Europë më shumë se ne shqiptarët. E ne dolëm një 3-4 vendet më vdekshmërinë më të lartë në botë. E kjo jo se nuk kemi mjek të aftë. Ne kemi pasur dhe kemi mjekë shumë të aftë, infermierë të përkushtuar, por u vendos një organizim i cili kishte një qëllim ogurzi, se si të mashtronte, terrorizonte qytetarët dhe jo se si detyrimisht të ju shërbente.  Vetëm të marrim shembullin e Maqedonisë dhe Kosovës të cilat kishin minimumi 2.2 herë shtretër më shumë për të sëmurët me Covid se sa ne. Gjithçka për shkak të mungesës së organizimit. Kur nuk ke, thua nuk kam, po ngremë çadra, por ne kishim çdo mundësi, përveç se kishim njerëz që vidhnin me fondet. Në vend që të përdoreshin fondet për të adaptuar spitalet, për këtë qëllim, fondet vidheshin me tendera sekretë. Dhe pas gjithë kësaj beteje, në të cilën humbën rreth 20 mijë qytetarë, si shpërblim ajo që ishte përgjegjësia më direkte vazhdon të drejtojë sistemin e shëndetësisë, në mënyrën më korruptive dhe inkopetente.



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Rindërtimi në Baldushk, Veliaj: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit

Rindërtimi në Baldushk, Veliaj: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit

Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të largohet nga drejtimi i kompanisë

Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të largohet nga drejtimi i kompanisë

Gjermania furnizon me tanke Sllovakinë

Gjermania furnizon me tanke Sllovakinë
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com