Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha, fyerje të rënda për Baton Haxhiun dhe Andi Bushatin

2015/10/21 at 6:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha, fyerje të rënda për Baton Haxhiun dhe Andi Bushatin

 


“Këshill mediatik i papagajve”.  Kështu i ka cilësuar Sali Berisha njerëzit, që sipas tij këshillojnë apo mbrojnë mediatikisht Kryeministrin Rama,duke iu referuar veçanërisht analistëve Baton Haxhia dhe Andi Bushati. Në statusin e tij  në FB, duke folur për çështjen e Ballist Morinës dhe ngjarjet që paraprinë dhe pasuan arrestimin e tij, Berisha shprehet:  “Ne keto kushte, Rama, i pafuqishem ne betejen e tij te pashprese me hijen, kthehet menjehere ne zyren e tij, mblodhi me urgjence keshillin mediatik te papagajve te tij, si dhe Culen dhe kelliren. Pas nje diskutimi nervoz, ata se bashku vendosen te organizojne me shpejtesi fushaten e denigrimit, depersonalizimit, te Ballistit, ta paraqisnin ate si simbolin e te keqes te cilin, në të vërtetë edhe me burgosjen politike nuk po e shuanin dot. Këshilli konkludoi se, me akuzat e tij monstruoze fallco dhe arrestimin e tij per armembajtje pa leje. Rama po e ster-heroizonte me shpejtësi Ballistin armik te dy kryeministrave. Duhej menjehere shkaterruar me çdo kusht miti i armik Morines. Por kjo detyre e veshtire nuk mund t’ju besohej papagajve te diskretituar te qeverise ndaj dhe u vendos qe te thirrej me urgjencë nga Kosova, keshilltari i Rames per çeshtjet e nacionalizmit, Haxhia, i cili, ne rastet me kritike, thirret nga Rama ne debatet televizive, si deshmitari i rreme me i kualifikuar”, shkruan ai.

Berisha vijon më tej me epitete pezhorative edhe për analistin Andi Bushati.

“Personi i dyte i zgjedhur nga vet Rama, ishte kriptoavokati i Rames, i miri apo Andushi i gjyshes, i cili, pas fitores se Rames eshte afruar me kete te fundit. Por ajo qe shkriu te dy ne nje dhe qe ju nuk mund ta besoni, eshte akti i dekorimit nga Rama te gjyshes se Andit si sekretare e me pas ministre e Enver Hoxhes. Pikerisht ne kete moment, ai, si me i miri i gjyshes botoi prozen poetike per Mriken. Por keto pak rendesi kane. Rendesi ka e verteta, qe Rama dhe Andushi qëndrojnë te bashkuar te dy ne kultin e gjysheve si niper te ngjashem, po po thuaj binjak ne shpirt pavaresisht se gjyshet i kane diametralisht te kunderta njera me tjetren, njera guvernante ne Pallatin Mbreteror, tjetra sekeretare lufte e Enver Hoxhes.

Ne funksion te detyres, binomi Haxhia- Bushati, te ftuar ne emisionin Opinion, me nje fjalor te padenje per analiste por ne mision te pamundur, bene gjithçka ne kundershtim me cdo rregull etik e moral per te halabakizuar, asgjësuar, denigruar moralisht e madje me deshire edhe fizikisht, njeriun qe Rama e akuzoi per organizim te atentatit kunder Vuçiçit ne Tirane, pra armikun e pameshire te dy kryeministrave, i cili nuk mund te fliste, nuk mund t’u pergjigjigjej prokuroreve te kryeministrave sepse Rama i kishte mbyllur atij gojen me llozin e rende te qelise. “Banalistet”, siç kane filluar te quajne rendome ata qe pa asnje respekt per publikun i lejojne vetes te trillojne, shajne, marshtrojne e shpifin per te tjeret dhe e bejne kete gjithnje te paguar, kur pane se misioni i tyre ne debat i sherbeu me shume Morines se sa dyshes Rama – Vuçiç, u hodhen ne sulm te deshpruar ne portalet dhe blogjet e tyre.

Të dy këta zotrinj janë bërë famoz për gënjeshtrat e tyre ekzemplare para publikut shqiptar. Madje, në atë shkallë sa janë betuar para pasqyrës se, po të mos jetë i vërtetë mashtrimi i tyre i rradhës, nuk do shkelin më në studio. Per te kaperdire pa dale prej saj, ate e deklaruan dhe pritur me padurim debatin tjeter per te paraqitur sa më shpejt për mashtrimin e rradhës.

Nuk preferoj të rrjeshtoj këtu serinë e mashtrimeve të tyre, nuk ia vlen, sepse duken më mirë kur ata i gëzojnë ato. Por sulmet e tyre çnjerezore ndaj një të burgosuri politik, tregojnë se këta zelltarë, mercenarë, janë shumë më të ligj se sa padroni i tyre. Duke perfunduar, me duhet te perifrazoj Shekspirin qe shkruan se “drama eshte gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska”. Ne rastin tone del se “pasqyra është gracka ku shpirti i mercenarit, skllavit në liri, kapet si laraska”!!, përfundon Berisha statusin e tij të gjatë.

 



Ju sugjerojmë

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Bota

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

11 Gusht, 2025 6:18 pm
Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë
Rajoni

Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë

11 Gusht, 2025 5:47 pm
Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban
Aktualitet

Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban

11 Gusht, 2025 5:21 pm
Sveçla njofton për bastisjen e një OJQ-je brenda stacionit policor në Prishtinë
Rajoni

Vrasja në Gjilan/Sveçla kërkon hetim për lidhje të policëve me të dyshuarin

11 Gusht, 2025 4:59 pm
Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës
Aktualitet

Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës

11 Gusht, 2025 4:44 pm
Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit
Bota

Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

11 Gusht, 2025 4:35 pm
Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve
Aktualitet

Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve

11 Gusht, 2025 4:29 pm
Para
Ja shtetet që nuk e deshën Kosovën në UNESCO

Ja shtetet që nuk e deshën Kosovën në UNESCO

Bikinit e viteve 70. Ja fotot e femrave shqiptare te atyre viteve

Bikinit e viteve 70. Ja fotot e femrave shqiptare te atyre viteve

Dacic kundër UNESCO-s

Dacic kundër UNESCO-s

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
11 Gusht, 2025

Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas...

Lexo më shumë

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
11 Gusht, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë, zonën pranë monumentit të mbrojtur natyror të “Syrit të Kaltër”, një...

Lexo më shumë

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
11 Gusht, 2025

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa...

Lexo më shumë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
11 Gusht, 2025

Rritja e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare kryesisht të sëmundjeve kardiovaskulare ka sjellë edhe rritje të numrit të interventeve për këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com