Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, ku ka premtuar reformim të sistemit të drejtësisë në vend. Berisha tha se kjo ndërhyrje do të fillojë me një referendum popullor dhe më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare.
“Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë.
Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme.
Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare”-tha Berisha./Opinion.al