Aktualitet

Berisha flet për ligj për votim me detyrim: Minimizon blerjen e votës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 26/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për një ligj që detyron qytetarët që të votojnë.

Kryedemokrati thekson se vende që kanë pasur problem me shit-blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe sipas Berishës ky ligj ka pasur sukses në minimizimn e këtij fenomeni.

“Unë mendoj se ajo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme e ne do bëjmë gjithçka për votimin e emigracionit dhe diasporës.

Sikundër do bëjmë gjthçka për votimin e detyrueshëm të qytetarëve shqiptarë.

Detyrimi për të marrë pjesë në votim është detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore qytetarët.

Vende që kanë pasur problem me blerjen e shitjen e votës e kanë vendosur këtë ligj e ky ligj ka pasur sukses në minimizimin e këtij fenomeni.

Ne do bëjmë çmos që qytetarët shqitparë për shkak të blerjes masive me narko euro të votës të mund të votojnë detyrimisht”-tha Berisha.

Pas