Politikë

Berisha-fermerëve në Belsh: Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 18/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me fermerët në Belsh, nga ku është shprehur se  bujqësia po falimenton për shkak të mossubvencionimit.

Berisha bëri edhe një krahasim me Serbinë, duke thënë se ky shtet subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne.

“Kam takuar edhe fermerë të tjerë, kërkojnë subvencion mbi bazën e prodhimit, s’ka gjë më të ndershme se kjo. Rikthehemi prapë, Shqipëria në rrezik, po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria. Këtu merrni zero. Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne. A ka, a duhet që t’i themi ndal kësaj rrokullie. S’mund të jenë fermerët njerëz të papërfillur, në mëshirë të motit e tregut. Nëse Kosova ka potencial të japë 400 euro për hektar gruri, Shqipëria ka potencial shumë më të madh, 1.5 herë më të madh potencialin. Por qeverisë nuk ia ndjen, janë një grup njerëzisht të cilët më shumë kujdesen për pasurinë e njëri-tjetrit dhe vetes së tyre dhe nuk kanë preokupim e dhembshuri se djersa juaj shkon dëm”, tha Berisha.

Pas