Ish-kryeministri Sali Berisha është në një tryezë me grupin e eksperteve të Partisë Demokratike ku po flitet për krizën në sistemit energjetik shqiptar dhe keqmenaxhimin e sektorëve të tij.
Berisha u shpreh se Shqipëria ka fatin të jetë vendi i depozitave më të mëdha të gazit. Ai u shpreh se është parashikuar që depot e gazit do të jenë në Dumre.
“TAP përbën projektin më të madh të viteve në Europë, qëndrimi i tyre ndaj gazsjellësit ka qenë korruptiv, jo në raport me gazsjellësin, por me klientelën e gazit në Shqipëri. Kontrata e votuar në parlament në vitin 2013 ka përcaktime të qarta ligjore , ku konsorciumi i ndërtimit është i detyruar të lërë dalje në Seman për Shqipërinë. Pikërisht këtu qëndron fakti që Shqipëria qëndron një vend nevralgjik për Europën. Shqipëria, në këtë gazsjellës, ka fatin të jetë vendi i depozitave më të mëdha të gazit. Është parashikuar qartësisht që depot e gazit do të jenë në Dumre, e studiuar për shpellat e saj gjigante me thellësi të madhe me kupolë kripe. Ky dimension është shumë i rëndësishëm. Kjo e bëri Shqipërinë shumë tërheqje për TAP-in”,-tha Berisha.