Kryesore

Berisha: Edi Rama do të digjet në këtë kazan, është histori e afërt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 18/10/18 |
b.f

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e së enjtes në ABC News se e vetmja rrugëdalje nga situata ku e ka futur Kryeministri Edi Rama vendin, është përmbysja e tij me forcë nga pushteti.

Në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, Berisha tha se kanabisi dhe drejtësia do të sjellin fundin e Edi Ramës.

“Edi Rama do të digjet në këtë kazan, historia e afërt do të jetë kjo, kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën. Politikisht apo fizikisht është punë tjetër, por Rama s’do paguajë gjë më shumë në jetën e tij sesa këto dy gjëra… Çfarë bëri ai? Shpërndau lajmin dhe shkresën në mbarë Europën se Gjykata Kushtetuese është funksionale, pse me gënjeshtra do ta bësh ti?

Sistemi i drejtësisë është sistemi themelor i një shteti, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale… Opozita e nxjerr tani siç e meriton para të gjithë Europës, ne na pyesin cila është zgjidhja. Nuk ka asnjë zgjidhje, sepse ky i ka djegur të gjitha etapat, i ka shkelmuar të gjitha ligjet, sot gjithçka është në dorën e tij, në vullnetin e tij dhe të supermafiozit “Don Agaçio”. Plani B është përmbysja me forcë e tij. Rrugëzgjidhje tjetër, absolutisht kushdo të thotë ç’të dojë, nuk ka. Përmbysja me forcë e tij dhe sa më shpejt, sot jemi një republikë me emër kanabisi, droge, bixhozi dhe një vend pa drejtësi.”

Ish-Kryeministri Berisha tha se beteja e Ramës me bastet, të cilat ka paralajmëruar se do të mbyllen më 1 Janar, është po aq serioze sa beteja e tij me drogën.

“Së pari beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën. Pra pasi e shndërroi Shqipërinë në Kanabistan apo Kolumbi të drogës bëri be e rrufe se do të luftonte drogën, por në fakt jo vetëm që nuk po e lufton, por droga po e fundos çdo ditë e më shumë këtë vend.”

Ndërsa në lidhje me paketën antishpifje të propozuar nga Rama, Berisha paralajmëroi: “Së pari dua t’i them ‘Don Kishotit’, aq sa mund të ndalojë rrezet e diellit me ra në tokë, aq mund të ndalojë fjalën e lirë. Ky njeri që vjen nga shoqëria e hapur, ky sorosian, bir shpirtëror i Xhorxh Sorosit, del tani kundër fjalës së lirë… Për Edi Ramën, e vërteta është shpifje./tvklan.al

Pas