Kryetari demokrat, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.
Berisha përcolli edhe një mesazh.
“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiçit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.
Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.