Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të hënë në selinë blu, drejtuesit politikë të PD-së në qarqe.
Teksa u ndal te ai që e cilëson revolucion paqësor, Berisha iu tha demokratëve se duhet të t’i tërheqin shqiptarët në këtë lëvizje që sipas tij është në fillim.
“Nuk kanë përjetuar dhe nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor. Të tjerë me të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë, por e vërteta është se në kushtet e këtij monizmi ka dhunuar Kushtetutën, shtetin ligjor pa një elektroshok të fuqishëm të këtij sistemi. Unë nuk di se si mund të ketë zgjidhje tjetër. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të bindur shqiptarët për t’i tërhequr shqiptarët në këtë lëvizje. Mendoj se jemi në fillim e tij.”, tha Berisha.
Më tej Berisha theksoi se njerëzit po i mbështesin ndërsa theksoi se protesta si këto të fundit të organizuar nga opozita nuk i ka parë Shqipëria.