Ish kryeministri Berisha ka bërë disa deklarata të forta lidhur me publikimin e përgjimeve të ish-ministrit Saimir Tahiri.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në news 24, Berisha ka deklaruar se ka një të përbashkët mes arrestimit të ish kryeministrit Fatos Nano dhe çështjes Tahiri.
Berisha deklaroi se dosja e Fatos Nanos është përgatitur nga Partia Socialiste dhe po ashtu përgjimet për çështjen e Tahirit u publikuan nga PS dhe Edi Rama, në Top Channel.
“Ka një ngjashmëri në kuptimin që dosjen e Fatos Nanos e përgatiti PS e deklaroj këtu me përgjegjësi absolute pa i shtuar qoftë edhe një presje nga qeveria ime.
Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshme institucioni më i specializuar në Europë për luftën kundër trafiqeve, antimafia italiane, por e bëri publike Edvin Kristaq Rama. Dosjen të këtij”, deklaroi Berisha. /Opinion.al