Ish-kryeministri Sali Berisha do të nis takimet me demokratët, pas vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Berisha është shprehur gjatë një interviste në “Syri Tv”, se ditën e enjte do të takohet me demokratët në Tiranë, për të vijuar më pas në të Shqipërinë.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësin e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”,-deklaroi Berisha./ Opinion.al