Nga foltorja e protestës ish-kryeministri Berisha ka kontestuar me forcë nismën e “Open Balkën” duke e konsideruar atë si një marrëveshje që favorizon vetëm Serbinë.
Ai tha, se sapo PD të marr pushtetin të gjitha aktmarrëveshjet e kësaj nisme do të hidhen poshtë.
“Në emrin tuaj dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshte në të gjitha aktmarrëveshjet sapo PD të jetë në pushtet. Duan ta paraqesin si politikë që e mbështesin SHBA-të, ky është një mashtim. SHBA-të mbështesin bashkëpunimin mes vendeve të barabarta, sovrane dhe jo mes vendeve të panjohura”, tha Berisha./Opinion.al