Kryesore

Berisha: Do krijojmë një front të ri opozitar dhe borde kombëtare për çdo fushë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 10/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se do të krijojë “një front të ri opozitar”. Ai u shpreh se kjo lëvizje do të jetë një lëvizje e fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë.

Berisha tha se do të krijohen Bordet Kombëtare me shqiptarë dhe të huaj që duan të bashkëpunojnë dhe të japin kontributin për fusha të caktuara.

PD konsideron jetike krijimin në këtë moment kritik të një froni opozitar për shpëtimin Shqipërisë të përbërë nga të gjitha forcat politike të vërteta opozitare, shoqëri civile, personalitete kundërshtare të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethit akademik, të gatshëm për tu përballur me regjimin monist të Edi Ramës. PD u bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, në diasporë emigracion e çdo vend të lirë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin, Shqipërinë nga shteti i kriminalizua , i korruptuar dhe monist i Ramës”,-tha Berisha.

Sipas tij, bordet do të ngrihen sipas fushave dhe do të përbëhen shqiptar brenda e jashtë vendit.

Tani do ngrihen Bordet Kombëtare sipas fushave në të cilat ne do të përpiqemi të tërheqim njerëz të ditur të atyre fushave shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sikundër bordet janë të hapura dhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkëta dhe duan që të kontribuojnë”,-tha Berisha.

Pas