Kryesore

“Berisha do bunkerizim të PD”/Basha: Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 17/11/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka mbledhur krerët e degëve të PD, ka thënë se asnjë anëtarë nuk është mbi statusin e partisë.

Ai ka “sulmuar” Berishën duke thënë se ky i fundit nuk njeh asgjë legjitime dhe se Berisha ka qëllim bunkerizimin dhe destabilizimin e PD.

Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD.

Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut.

Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka te caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët”-ka thënë Basha./Opinion.al

Pas