Pasi nuk iu dha fjala, Live në faqen e tij në “Facebook”nga foltorja e Kuvendit, Berisha shkëmbeu replika me disa deputetë të PS, të cilin po flisnin nga vendi.
Një prej tyre ishte edhe deputeti Eduard Shalsi, i cili i kujtoi Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm projekti i Portit të Durrësit.
Sakaq, Berisha iu drejtua Shalsit duke i thënë “ose zbatoni rregulloren ose ne do të rrimë këtu 24 ose 48 orë. Shalsi sa apartamente të humbën kur ishe në bashki? Sa apartamente ti morën? 8 apartamente ia morën”.