Aktualitet

Berisha: Demokratët nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 21/01/23 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, këtë të shtunë po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.

Gjatë këtij bashkëbisedimi kryedemokrati ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme teksa ka akuzuar qeverinë se ka filluar që tani manipulimin  e zgjedhjeve.

Ndër të tjera, kreu i Partisë Demokratike është shprehur se demokratët nuk do e pranojnë kurrë dhe nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të vjedhur.

“Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.

Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratët nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.

Përgjigjia është vetëm një; vetëm revolucion, revolucion, revolucion”-tha Berisha.

Pas