Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar akuzat që po bëhen ndaj kryetarit të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçit.
Në Parlament, Berisha u ndal edhe tek Damian Gjiknuri, duke thënë se edhe ai ka qenë pjesë e SHIK dhe ka punuar në fshehtësi.
“Edhe Damian Gjiknuri ka qenë pjesë e SHIK, po unë s’ja përmend. Ka shërbyer dy vite apo tre vite, ja quaj meritë, edhe për punën që ka bërë në fshehtësi, edhe atë ja quaj meritë! Ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se Kovaçi ka punuar në shik në drejtimin e tij. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin, e opozitarëve njëri pas tjetrit”, tha Berisha.