Ish-kreyministri Berisha në një konferencë për mediat të mbajtur sot, pas vendimit të Lulzim Bashës për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka që nga shtatori që është mbyllur brenda 4 mureve të selisë të PD-së dhe nuk ka takuar anëtarët e partisë.
Teksa theksoi se anëtarët nuk ulen me një lider që pas tete viteve s’premton gjë, Berisha theksoi se Basha po mos ishte “Foltorja” do preferonte të rrinte 80 vjet në opozitë.
“Ke që nga shtatori i mbyllur brenda 4 mureve. S’ke takuar dot anëtarë madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit ulen me një të pabesë. Nuk është kollaj që ata të parët të ulen e të arsyetojnë me një njeri që pas tete viteve s’premton gjë. Që po mos ishte “Foltorja” do preferonte të rrinte 80 vjet në opozitë mirëpo “Foltorja” do e nxjerrë mënjanë”, tha Berisha./Opinion.al