Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha, se Kuvendi i PD do të mblidhet dhe askush nuk mund ta pengojë.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndroje ne pushtet sepse është ne pazar me dike qe është shume i kënaqur te qëndrojë edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne përputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk do te mblidhet për te shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut te Edi Rames. Kuvendi do mblidhet gjithashtu për te shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramen dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokrateve pas 4 humbjesh radhazi përballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Evropës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng qe bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”.
Më herët nga selia blu, Lulzim Basha, deklaroi se nuk do të ketë kurrë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për të analizuar vendimet e qeverisë amerikane./Opinion.al