Politikë

Berisha: Basha u thotë demokratëve në takime, duroni se do arrestohet Saliu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:53 - 18/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës për hetimin nga SPAK të personave të shpallur “non grata” nga SHBA.

Gjatë një interviste për “Syri Tv”, Berisha u shpreh se Basha iu thotë demokratëve në takime që “që të bëjnë durim sepse Berisha do arrestohet”.

Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; Durim se do arrestohet Berisha. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë. Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha. Nuk mund të dalë prej atyre Edi Rama. Unë nuk i kam gjë Lulzim Bashës, asgjë veçse çfarë thotë dosja, as Toyota Yaris, as atë të Nick Muzin”. Por ato  janë në hetim”, u shpreh Berisha./ Opinion.al

Pas