Ish-Kryeministri Berisha tha se Lulzim Basha duhet të konsideronte më parë dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.
Në një lidhje në Syri.net, Berisha tha: “Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elemnetare të një force politike të një shoqërie të lirë, nuk mund ta marr. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht nga presioni mendoj se herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD”.