Aktualitet

Berisha-Ballukut:Dibrën do e përmbysësh kur të ngrihet Enveri dhe Beqir Balluku nga varri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 20/10/22 |
Opi Nion

“Harroje Skavicën”. Kështu i është përgjigjur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për projektin e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha iu drejtua me ironi Ballukut duke i thënë se do ta përmbysë Dibrën kur të zgjohen nga varri Enver Hoxha dhe gjyshi i ministres Beqir Balluku.

“Dy fjalë për ato që tha zonja që s’ka sy të shohë, e veshë të dëgjojë, ia kanë zënë hanjie. Ato që janë bërë nga qeveria para jush janë epokale. Harroje Skavicën, kur të mbysësh ti Dibrën do të zgjohen Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë s’ke për ta mbyt Dibrën ti”, u shpreh Berisha.

Më herët Balluku është shprehur se hidrocentrali i Skavicës është në vitin e dytë të projektit dhe pas 9 muajsh do fillojë punën në terren./Opinion.al

Pas