Politikë

Berisha: Alqi Bllakon e liruan nga qelia me ndërhyrje të fuqishme nga qeveria 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 12/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha vijon të akuzojë qeverinë se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Në takimin e qytetarët në në Vaun e Dejës, Berisha tha se sipas tij, Bllako ka kaërvënuar se do të fliste për aferat korruptive dhe për këtë arsye qeveria ndërhyri për ta nxjerr nga burgu.

“Qeveria vjedh të ardhurat. 1 kilometër rrugë që kudo në Europë, në fushë ndërtohet me maksimumi 3 mln euro autostrada, këtu ndërtohet me 23-24 milionë.  Prokurimet, tenderat që të gjitha janë në fondin limit maksimal. Është e tëra pazar. Ndërtuesi thirret dhe i thuhet me sa e ndërton ti këtë rrugë, ai thotë me 60% jam në rregull, e ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do e marrësh dhe do të ma kthesh mua. Dhe të gjitha punimet dalin me çmime stratosferike. Në vend që të rriten pensionet, rrogat tuaja, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve. Ju jeni dëgjuar për problemin e djegësave. 3 djegësa kanë kushtuar me faturë 420 milionë euro. Njëri punoi për një farë kohe, ndërsa dy të tjerët nuk ekzistojnë. Çfarë ndodh? Në Shqipëri ndodh ajo që nuk mund të ndodhë kund në botë. Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia marrin nga thesari, çdo javë dhe muaj  dhjetëra milionë euro. Nuk ndodh në botë kjo, por këtu ndodh se ndërmarrja është e kryeministrit, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. Një shtet që ka shpallur në kërkim, Zoton, Gugallen dhe Mërtirin dhe atyre u disbursohen çdo javë milionat e eurove. Në fakt ato u disburbohen Edi Ramës, Engjëllë Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. E patë hetimin që bëtë. E morën deputetin socialist Alqi Bllako, ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njeriu i firmës, e vunë nën hetim për çmimin e truallit dhe tani e dërguan në shtëpi. E liruan. Po pse, sepse ai tha o më lironi ose do të flas. Ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij. Prandaj paratë nuk dalin as për të rritur rrogat, pensionet apo për të ju subvencionuar ju.  Po pse Kosovës i dalin për ti dhënë çdo pensionisti, 100 Euro në muaj, për ti dhënë çdo studenti 100 euro në muaj, çdo punonjësi 100 euro në muaj, për të dyfishuar ndihmën ekonomike. Nuk është Kosova më e pasur se ne, e ka më të vogël buxhetin, por atje qeveria nuk vjedh aty. Kurse këtu i vjedh qeveria. Këtu qeveria kthen pasuritë në mallkim, në ndëshkim për ju qytetarët”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas