Kryesore

Berisha akuza Ramës: Ka kapur Gjykatën e Lartë përmes “Sadushit”, po vjedh pronat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 27/05/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka hedhur akuza kundër kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzon Ramën se ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sokol Sadushit.

Sipas kreut të PD, Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave.

Jam para jush në këtë bisedë për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës, me të cilin ai dëshmon çdo ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë, apo Sado Gjykatën, tani e tutje do ta quani Sado Gjykatë, gjykata Sadushi e ka kapur përmes Sadushit të tij. Për sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve. Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë “sui generis” për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori turpi. Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave. Me vendimin e tij po vendos kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, por edhe dëmit që mund t’i shkaktohet shtetit. Në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të KM të hiqet dorë nga rekurset për çështje me natyre administrative”,-tha Berisha.

Pas