Aktualitet

Berisha akuza Ramës: Flamuri i vërtetë i kësaj qeverie është ai i Beogradit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 08/09/22 |
Opi Nion

I ashpër ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa u ndal tek akti normativ për simbolet kombëtare Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është një aleat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se flamuri i vërtetë i kësaj qeverie është flamuri serb.

“Problemi është se kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka flamurin e Beogradit. Për kryeqytet të vërtetë europian nuk ka Brukselin, por Beogradin. Në mënyrë të befasishme në vitin 2013 Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013 pati një proces intensiv negociatash midis Prishtinës dhe Beogradit si palë të barabarta. Edi Rama u vu në shërbim të padronit të tij dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces, i cili eci deri në firmosjen e marrëveshjes së përgjithshme, marrëveshje që de facto sanksiononte njohjen reciproke të dy vendeve”, tha Berisha.

Pas