Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është manipuluar në mënyrë masive nga PS.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha ss kompania ndërkombëtare DHL, e cila ishte kontraktuar për transportin e zarfeve, ka shkelur kontratën duke përdorur nënkontraktorë të lidhur ngushtë me PS-në.
“DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në.
Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës.
Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha.