Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha akuza për lidhje me rusët, Gjiknuri: Dje i kishte në zyrë si Kryeministër

2023/03/02 at 4:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha akuza për lidhje me rusët, Gjiknuri: Dje i kishte në zyrë si Kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, pas akuzave të kryetarit të PD, Sali Berisha foli në Kuvend rastin e dy kompanive “TerraOil” dhe “Strabag”, drejtuesit e së cilës janë pritur sipas tij, nga Berisha. Numri dy i socialistëve deklaroi se kompaninë Terra-Oil në Shqipëri e ka sjellë vetë Berisha në vitin 2010.


“Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun shqiptar në fushat e naftës, në fushën e Visokës, me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Kur kjo kompani na dilka se merr pjesë në një garë me tender ndërkombëtar, jo si ju në mënyrë të drejtpërdrejtë, na qëka problem”, deklaroi ai.

Gjiknuri ka thënë se këto fusha nafte kanë qenë nën zotërimin e njerëzve të lidhur me PD duke nënvizuar se shteti shqiptar ka bërë mirë që i ka shtëzuar këto kompani.

“E dini ju të shqetësuar kush i ka pasur në zotërim këto fusha nafte? I kanë pasur njerëzit e lidhur me pushtetin tuaj. Dihen shumë mirë lidhjet e Arjan Tartarit me të tjerë që kanë zotëruar këto fusha nafte. Bëri shumë mirë shteti shqiptar që i shtetëzoi. Sot e kësaj dite ato fusha i ka ‘Albpetroli’ dhe punojnë nën administrimin e shtetit shqiptar. Pse nuk del dikush këtu dhe të thotë, kjo është e vërteta. Pse sajoni shpifje sikur këto fusha u janë dhënë të tjerëve? Si ka mundësi që sajoni ju histori me rusë?”, shtoi ai.

Lidhur me rastin e kompanisë “Strabag”, Gjiknuri solli në vëmendje takimin e Berishës në 2010 me Presidentin e kësaj kompanie Deripaskën.
“Të marrim rastin e kompanisë “Strabag” sepse këtu qëndron më qesharakja dhe interesantja me ju. Del zotëria pa pikë turpi dhe të tjerët si kor e thonë Deripaska. Deripaska qëlloi që të zotëronte disa aksione në kompaninë “Strabag”.Po mirë, kur i ka blerë Deribaska këto aksione në kompaninë “Strabag”? Deripaska aksionet në kompaninë “Strabag” i ka blerë në vitin 2007. Çfarë ndodhi me kompaninë “Strabag” e cila qëlloi të ketë dhe një kompani në Shqipëri? Në vitin 2010 i pret vetë zotëria, Sali Berisha në zyrë dhe u thotë: “jam i nderuar të takoj presidentin e kompanisë “Strabag” madje kam diskutuar me ti ofruar koncesionin e rrugës së unazës së madhe “Kashar – Rrogozhinë” dhe rrugën e “Arbrit”. Një nga kompanitë lidere në Europë”. Në atë kohë të njëjtat aksione zotëroheshin nga Deripaska. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por ju e bëni këtë. Ai ka qenë një biznesmen si gjithë të tjerët. Kur u vendos në sanksione nga SHBA dhe Bashkimin Europian 2 vjet më parë, vetë “Strabag” i ka pezulluar aksionet e tij”, shtoi Gjiknuri, teksa sqaroi se qeveria shqiptare nuk ka kryer asnjë transaksion për aq kohë sa ishte nën sanksionet e BE dhe SHBA. “Sot që flasim ajo kompani operon në tregun shqiptar siç ka operuar që nga viti 2001 në Shqipëri, kompania “Trema – inginiering” dhe më vonë “Strabag” që ka blerë atë kompani. Ju e dini që ajo kompani ka ndërtuar aeroportin e Rinasit, ka ndërtuar shumë rrugë, ujësjellësa, kanalizime, si në qeverinë e Sali Berishës edhe në qeverinë e Nanos, edhe në qeverinë e Ramës. Po pse sajoni histori? Si ka mundësi që ju bëni lidhje Deripaskë-Rus-McGonigal dhe pastaj përfundon muhabeti te Gon Neza në takim. Vetëm ju mund të mblidhni këto fakte bashkë. Vetëm mendjet që kanë qëllim njollosjen. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni dhe mbi të gjitha ato që thoni ju janë shpifje. Shpifje të cilat do të provohen. Jam sot në gjykatën e Tiranës për shumë nga shpifjet që më keni ngjitur. Por po u them që aferat dhe transaksionet e Amerikës do i keni shumë shpejt në hetim. U njollosët me paratë ruse. Atë hall ka edhe ai tjetri, Ilir Meta. Pra, kur jeni keq nuk dini ç’të bëni dhe kapeni për gjëra që as vetë si besoni. Megjithatë, 14 maji nuk është larg. Populli është gjykuesi më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Etiketa: berishaderipaskagjiknuri


Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
Protesta e opozitës, policia publikon masat e marra

Kërcënoi me armë artizanale të riun, arrestohet 60-vjeçari në Elbasan

Franca po shqyrton ndërtimin e më shumë termocentraleve bërthamore

Franca po shqyrton ndërtimin e më shumë termocentraleve bërthamore

Goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, përjashtohet për 2 vite presidenti i Gramshit

Goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, përjashtohet për 2 vite presidenti i Gramshit
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com