Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera ndaj qeverisë së Ramës, ku nga Kuvendi i Shqipërisë tha se 6 ministra dhe shumë deputetë janë kandidatë për ekstradim.
Berisha tha se qeveria nuk e sjell në Kuvend marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit, pasi sipas tij, ka frikë.
“Denoncoj qeverinë, e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Këtë se bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë, janë kandidatë për ekstradime”,-tha Berisha./Opinion.al