Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: 12 Nëntori, protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria

2022/11/01 at 8:42 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: 12 Nëntori, protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria

Në takimin me krerët e degëve të qarkut Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se “PD-ja ka hyrë në fushën e betejës”.


Kryedemorkati ka theksuar se “shqiptarët presin nga PD-ja dhe nga opozita shqiptare shpëtimin nga kjo klikë”, që sipas Berishës “kanë vendosur monizimin më të shëmtuar në Shqipëri”.

Sali Berisha: Ne sot kemi hyrë në fushën e betejës. Duhet të kuptohemi, të gjitha përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë përpjekje për t’u ngritur në këmbë, për të dëshmuar veten tonë si opozitë e vërtetë, si PD e rithemeluar. Tani, ne vijmë në fillimin e betejës. Vijmë në fillimin e betejës sepse shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që janë presin nga PD-ja, opozita shqiptare, shpëtimin nga kjo klikë, nga ky njeri i cili ka vendosur monizmin më të shëmtuar në Shqipëri. Monizmi i tij sot qëndron në rrafshin e shtetit ligjor, disa shkallë më poshtë se monizmi në Vietnamin socialist në të cilin Partia Komuniste është forcë udhëheqëse hegjemone me kushtetutë. Pra nuk është pluralizmi, siç thotë kushtetuta jonë, por është monizmi, por shtetin ligjor ata e kanë 4 shkallë më në rregull seç e kemi ne, në këtë situatë katastrofale.

Kryedemokrati Berisha ka thënë se Kryeministri Rama duhet të largohet dhe këtë sipas tij e kanë thënë me mijëra herë shqiptarët, por tani duhet shndërruar në realitet kjo moto sipas kreut të PD-së.

Sali Berisha: Që Edi Rama duhet të largohet nga pushteti e kanë thënë mijëra herë shqiptarët, por tani ka ardhur koha që ta shndërrojmë në realitet këtë moto. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një njeri i cili me firmë dhe vulë vjedh qindra milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një kryeministër që fluturon, udhëton me çarter 137 herë, dy herë më shumë se presidenti i vendit më të fuqishëm në botë dhe u thotë qytetarëve të shtetit të vet sikur të ishin dele, se unë e bëj për të promovuar avionin e ‘Air Albania’, paçka se avioni çarter ka koston, nga 100 deri në 300 mijë dollarë. Paçka se shkon nga Tirana në Nju Jork, dhe nga Nju Jorku në Tampa, Florida, për të parë me 5 mijë euro biletën me çarter. Dhe u thotë pastaj, se kjo më kushton sa gjysma e biletës biznes klas. Nuk ka njeri në botë që të tallet me qytetarët e vet, siç tallet ky. Nuk ka, nuk mund të ndodhë.

Gjatë fjalës së kryedemokratit Berisha në takimin me krerët e degëve të qarkut Tiranë, ka thënë se data 12 Nëntor do të jetë dita e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria dhe kjo do të jetë një kohë protestash.

Sali Berisha: Kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, por kjo do të jetë kohë protestash. Mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën. Ky na sfidoi haptas në Peshkopi. Do ta bëjmë cunam. Në vend që si kriminel elektoral të ishte në burg, zotohet se prap do të na i prekë votat.  Ky e ka shndërruar në fiktiv pluralizmin, në fiktive PD-në, në fiktiv parlamentin. Ju nuk mund imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. Ju nuk mund të imagjinoni se si funksionon pa asnjë ligj e rregull.  Ne shkojmë aty për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, si me procedurat dhe fjalorin. Ne shkojmë aty vetëm për zgjedhësit, qytetarët, me vështirësira të jashtëzakonshme. Ne dorëzojmë ligje dhe aty sikur nuk është parlament, por sikur është një klub i PS-së, parti krimi dhe droge. Kjo është e vërteta.



Ju sugjerojmë

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
Aktualitet

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

6 Janar, 2026 12:18 pm
Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
Aktualitet

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

6 Janar, 2026 11:41 am
SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
Bota

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

6 Janar, 2026 11:18 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Para
Video/ Dhunë në futbollin e femrave

Video/ Dhunë në futbollin e femrave

Veliaj: Ende shoh njerëz që thonë; jo kush është i ardhur, jo kush është konviktor

Veliaj: Ende shoh njerëz që thonë; jo kush është i ardhur, jo kush është konviktor

Ndihmoi policinë për arrestimin e djalit të saj përdhunues,nëna e 45-vjeçarit: Më fali…

Ndihmoi policinë për arrestimin e djalit të saj përdhunues,nëna e 45-vjeçarit: Më fali...
















TE FUNDIT

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
6 Janar, 2026

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i...

Lexo më shumë

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
6 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara...

Lexo më shumë

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
6 Janar, 2026

Deklaratat e fundit të presidentit Trumpit në lidhje me qëllimin e tij për të pasur Groenlandën “me çdo mjet” kanë...

Lexo më shumë

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 2026

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com