Një mjeke është shtruar në një spital në Meksikë pasi është vaksinuar kundër COVID-19.
Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin e mjekes në fjalë, e cila është 32-vjeça dhe u shtrua në spital pasi mori vaksinën Pfizer-BioNTech.
Doktoresha u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali publik në shtetin verior të Nuevo Leon pasi ajo përjetoi kriza, vështirësi në frymëmarrje dhe një skuqje të lëkurës.
Ndërkaq emir i mjekes nuk është bërë i ditur.
“Diagnoza fillestare është encefalomieliti”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të lëshuar të premten mbrëma. Encefalomieliti është një inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore.
Ndërkaq Ministria shtoi se mjekia ka një histori të reaksioneve alergjike dhe u shpreh se nuk ka asnjë provë nga provat klinike që të jetë zhvilluar një inflamacion pas aplikimit të vaksinës./Opinion.al