Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bëri 10 vjet burg në Spaç dhe kërkon shtesë pensioni, por…

2021/03/12 at 9:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bëri 10 vjet burg në Spaç dhe kërkon shtesë pensioni, por…

Emisioni “Stop” ishte në Tiranë, pasi ankesa e radhës vinte nga një zotëri i quajtur Demir Abazi. Ai tregoi, se ka qenë ish i dënuar politik për tradhti ndaj atdheut, pasi në vitin ‘67 është arratisur nga Dibra drejt Maqedonisë.


Është kapur dhe është dënuar me 10 vjet burg. 2 vite i  ka bërë në Vlorë dhe më pas në Spaç, ku ka bërë punë të detyruar si minator.

Për shkak të kësaj pune, i janë zbritur ditët e dënimit dhe në total ka bërë 9 vite e 2 muaj, që vërtetohet edhe në arkivë.

“Katër muaj e gjysmë atëherë më kanë mbajtur në burg dhe pas 4 muaj e gjysmë më kanë kthyer në Shqipëri. U cilësova tradhtar i atdheut”, tha ai.

Meqenëse qeveria ka miratuar një ligj për shtesën e pensionit për të gjithë ata që kanë qenë minatorë, Abazi ka kërkuar këtë shtesë, por i është kërkuar nga sigurimet një vërtetim nga vendi, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, që ka bërë.

Në këto kushte ai i është drejtuar me shkresë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk ekzistojnë të dhënat.

“Përgjigja është, nuk disponojnë të dhëna për mua. Ku e kam bërë burgun unë? Paskam qenë në kamp pushimi unë. Me këtë përgjigje Sigurimet nuk më japin të drejtën për shtesën e pensionit të pleqërisë. Unë nuk paguaj 400 mijë lekë gjyq për një dokument që e kam shumë të qartë se kam qenë i dënuar politik në burgun e Spaçit. Kërkoj një zgjidhje se atë zgjidhje që nuk ma jep shteti do ma japë Stopi”, tha i moshuari.

Avokati Spartak Ngjela shpjegoi se e vetmja mënyrë e zgjidhjes është zhvillimi i një gjyqi pasi dokumentet dhe të dhënat janë shumë të vështira të gjenden. Është nxjerrë ligji për pagesën e dyfishtë, por punët me pagesë nuk shkruheshin. Ngjela tha se qeveria duhet t’ua njohë punën të gjithë ish të burgosurve politikë, pasi në këto burgje askush nuk ka ndenjur pa punuar.

“Jam në dijeni të rasteve të tilla. Është një mangësi e madhe e dokumentacionit, por që ka zgjidhje. Zgjidhja kryesore që mund të bëhet është që secili i interesuar, pasi provon që ka qenë në burgun e Spaçit, me dy dëshmitarë duhet të vërtetojë para gjykatës që ka qenë minator dhe vagonist, në qoftë se nuk gjen dot dëshmitarë për arsye të ndryshme. Duhet përmirësim për ligjin dhe të thotë që të gjithë personat e aftë për punë që kanë bërë burgun e Spaçit marrin automatikisht shtesën e pensionit. Ishin minatorët, nuk kishte vetëm zjarrvënës. Realizonin një punë prej 20 mijë lekësh në muaj, merrnin 1500 lekë. Me dokumentet që janë ata kanë zhdukur dokumentet me anë të të cilave je paguar për punën tënde”, tha Ngjela. /Tv Klan

Etiketa: Demir Abazitirane


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
Bota

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

30 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

30 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Para

U vra nga polici, familja e Floyd dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë

Çfarë duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Çfarë duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Përplasja me Policinë, Shehi kritika Metës: Nuk ishte pozicioni…

Përplasja me Policinë, Shehi kritika Metës: Nuk ishte pozicioni...
















TE FUNDIT

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
30 Dhjetor, 2025

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin...

Lexo më shumë

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
30 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com