Një operacion i policisi në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë ka arritur të sekuestrojë të paktën 1.5 tonë lëndë narkotike, llojit kanabis sativa. Lënda është gjetur nga kontrolli i kryer në 3 banesa, ndërkohë që një pjesë tjetër është gjetur e braktisur në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit.
Policia ka shoqëruar 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.