Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “Harmonia”, që nga dy anët e saj ka kishën dhe Xhaminë e Plumbit. Por zona pas xhamisë është zaptuar nga një rrethim i shëmtuar. Bëhet fjalë për një ndërtim pa leje që zgjat prej tre vjetësh.
Bashkia e ka për detyrë ta mirëmbajë këtë shesh dhe Xhaminë që është dhe monument kulture i kategorisë së parë. Xhamia në fjalë është një vepër e rëndësishme e trashëgimisë arkitekturore të shekullit XVI në Shqipëri. Pjesa e rrethuar pas Xhamisë së Plumbit u pezullua para tre vjetësh, por që atëherë nuk është hequr nga bashkia e Beratit. Gjithë ky territor i përket xhamisë dhe aty janë gjetur varre të vjetra.
“Stop” interesohet në bashkinë e Beratit, por aty nuk ka asnjë lëvizje, drejtuesja e IMT-së është një zonjë shtatzënë që nuk ndodhet në punë. Nga burimet mësohet se bashkia ka njoftuar subjektin privat që ta heqë vullnetarisht rrethimin, por nuk dihet se për ç’arsye kjo bashki nuk ndërhyn./tvklan.al