Mesditën e sotme stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi.
Sipas informacioneve, një mjeke, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”, ku janë njoftuar për një paciente astmatike në gjendje të rëndë.
Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës astmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.
50-vjeçarja prej disa ditësh kishte kollë dhe dhimbje fyti, ndërsa mjekët i kishte gënnjyer se një javë më parë kishte ardhur nga Italia.
Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “jo”.
Pasi kanë dalë nga jashtë banesë, një fqinje e gruas ka rrëfyer se 50-vjeçarja 1 javë më parë kishte ardhur nga Italia, fkat ky që u konfirmua dhe nga vet pacientja.
Më pas ajo u rikthye menjëherë në banesën e saj, ku është njoftuar 127 epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten, të cilët janë vetëizoluar./Opinion.al