Kronikë

Berat/U përplas nga fuoristrada dhe përfundoi poshtë makinës, rëndë i moshuari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 20/08/22 |
Opi Nion

Një i moshuar që lëvizte me biçikletë është aksidentuar këtë paradite nga një  mjet fuoristradë tip Volksëagen Touareg.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepis” të qytetit të Beratit, ndërsa mësohet se i moshuari është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Sikurse bëhet me dije fillimisht makina e gositur të moshuarin duke e hedhur mbi kofano, por më pas ai ka përfunduar poshtë rrotave të mjetit.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin,  ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat./Opinion.al

 

Pas