Një i moshuar që lëvizte me biçikletë është aksidentuar këtë paradite nga një mjet fuoristradë tip Volksëagen Touareg.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepis” të qytetit të Beratit, ndërsa mësohet se i moshuari është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Sikurse bëhet me dije fillimisht makina e gositur të moshuarin duke e hedhur mbi kofano, por më pas ai ka përfunduar poshtë rrotave të mjetit.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat./Opinion.al