Policia e Kuçovës ka arrestuar në flagrancë një 18 vjeçar me inicialet K.Z pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait I.Z dhe vëllait LL.Z.
Pas denoncimit në Polici nga babai 43 vjeçar, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 18 vjeçarit.
Ai ushtroi dhunë edhe ndaj vëllait të tij, po ashtu 18 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë Seksioni i të Miturve.