Te Fundit

Berat/Qëlluan me armë në ajër dhe terrorizuan banorët, në pranga 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 11/05/21 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar në Berat, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar banorët.

Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë i mituri M. Z., 17 vjeç.

Këta persona akuzohen se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike.

Autoritetet njoftojnë se gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet./Opinion.al

Pas