Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në vendngjarje pas njoftimit të marrë.
Sipas zjarrfikësve shkak për këtë situatë është bërë rrjedhja e gazit në sobën me gaz.
Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin e Beratit.