Pas arrestimit të drejtorit të AKSH-së Berat, Ervin Nelaj, një tjetër zyrtar është vënë në ndjekje penale për “shpërdorim detyre”.
Bëhet fjalë për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Thanas Kace.
Bëhet me dije se çështja penale në ngarkim të nëndrejtorit të ASHK-së Berat, Thanas Kace është dërguar nga Prokuroria për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.
Thanas Kace dhe Ervin Nelaj janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Sipas News24 nga Prokuroria e Beratit bëhet me dije se, të dy shtetasit e sipërpërmendur, në vitin 2019,në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT, kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen “30 Vjetori”, për të cilin kishte konflikt pronësi ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proces gjyqësor civil me njëri-tjetrin.
Dosja penale me numër 176,në ngarkim të dy shtetasve tê sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin Tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj Gjykate./Opinion.al