Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak me parë në qytetin e Beratit. Mësohet se një person rreth 70 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë.
Trupi i viktimës u nxor pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH-së. Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.