Një 49- vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte ku 49 vjeçari me inicialet T.M ka qenë në spitalin e Beratit për mjekim dhe më pas ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë familjarët e e tij pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.
Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal./tvklan.al