Një 33-vjeçar me dy emra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Berat. Policia bën me dije se është arrestuar Kristi Greku alias Ergis Shehu, 33 vjeç, pasi Organet Gjyqësore Belge e kanë dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesëmarrës në organizatë kriminale.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet Operacionale në DVP Berat në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristi Greku alias Ergis Shehu, 33 vjeç, banues në Berat
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka bërë shkurtimin e vendimit nr 28, datë 09.12.2021, për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, pasi Organet Gjyqësore Belge e kanë dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesëmarrës në organizatë kriminale”, njofton policia..
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./Opinion.al