Nje familje eshte tronditur mengjesin e sotem ne fshatin Drenovice te Ures Vajgurore, kur para oborrit te baneses kryefamiljari ka gjetur të hedhura dy granata ofensive me rreze të shkurtër veprimi. Pronari i shtëpisë K.H. mohon të ketë patur konflikte, ndaj nuk mund të ngrejë asnjë dyshim lidhur me ngjarjen. Policia ka thënë se njëra nga granatat ka shpërthyer, kurse tjetra u çaktivizua, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.