Tani është zyrtare. Avellino ka marrë nga Atalanta, me formulën e huazimit, mbrojtësin Berat Djimsiti, shqiptari i natyralizuar zviceran, i lindur në vitin 1993. Skuadra italiane e Seria B fitoi, kësisoji, garën me Betis Siviglia dhe Fortuna Dusseldorf. Djimsiti është i angazhuar prej së hënës me kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Cyrih: Me këtë klub zviceran ka luajtur nga rinia e tij (2007-2011) dhe më pas ka kaluar në ekipin e parë, ku është aktivizuar deri në vitin 2016. Në janar të këtij viti u transferua tek Atalanta.